Shokuese në SHBA, 13 vjeçari vret nënën me thikë dhe më pas bën selfie

schedule09:56 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 09:56 - 6 Dhjetor, 2023

Një ngjarje e shokuese, ka ndodhur në SHBA ku një 13 vjeçar ka vrarë nënën e tij me thikë dhe më pas ka bërë selfie. Pamjet nga një kamera në dhomën e saj të gjumit janë rrëqethëse.

39 vjeçarja kishte sjellë në jetë 14 ditë më parë një vajzë, e cila ishte shumë shtratit të nënës në momentin e vrasjes. Në një nga fotot, të regjistruara në orën 22:23 të asaj nate, Garcia shfaqet në shtratin e saj me vajzën e saj të porsalindur në krahë. Vetëm 40 minuta më vonë, në orën 23:00, dritat fiken.

Në kamera shihet djali i saj, i cili qëndron pranë nënës së tij, dhe gjysmë orë më vonë telefonoi 911 për të rrëfyer krimin e tij. Pas krimit, 13 vjeçari i ka dërguar një selfie shokut të tij, ku gjithashtu shihen duart e gjakosura.

Sipas tij, ai kishte në plan të vriste veten dhe më pas kishte ndërruar mendje dhe kishte vrarë nënën.

Vlen të theksohet se, pavarësisht krimit të tmerrshëm për të cilin akuzohet, 13-vjeçari ka mbështetjen e shumë familjarëve, përfshirë edhe babain e tij, i cili ka kërkuar që të birit t’i jepet “një shans i dytë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!