“Shoku i zemrës”, Sarah Berisha ndan foton e ëmbël me Dj PM nga “Sunny Hill”

schedule08:22 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:22 - 30 Gusht, 2022

Festivali “Sunny Hill”, i mbajtur përgjatë fundjavës në Tiranë, mblodhi shumë personazhe VIP. Në mesin e tyre ishin dhe Sarah Berisha dhe Dj Pm, të cilët janë një ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar. Dyshja, lidhja e të cilëve nisi brenda “Big Brother VIP”, shiheshin shumë të lumtur.

Së fundmi, ka qenë blogerja e cila ka ndarë një fotografi gjatë koncertit. Ajo shihet krah Dj Pm ndërsa ka shkruar: “Shoku i zemrës”. Ndërkohë, kujtojmë që pak ditë më parë, kur një fans e pyeti Dj Pm nëse ka menduar që t’i bëjë një propozim romantik blogeres, ai nuk kurseu shakatë.

“Po, do të ketë. Biles, mos me të gënjyer mbrëmë i kam propozuar. I thashë ‘A ia ndërrojmë vendin televizorit”, ka thënë Dj me shaka. Më pas ai shtoi: “Nuk e di, me kohë shkon gjithçka”, duke ia lënë kohës se si do të shkoja lidhja e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!