Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shokon” presidenti i Al Nassr, pendohet që ka transferuar Cristiano Ronaldon

schedule10:53 - 28 Prill, 2023

schedule 10:53 - 28 Prill, 2023

Cristiano Ronaldo, i cili iu bashkua klubit saudit Al Nassr gjatë merkatos, ka vazhduar të jetë një temë e bisedave për tifozët.

Sipas “El Desmarque”, Al-Muammar, presidenti i Al Nassr, shprehu zemërimin e tij në lidhje me performancën e Ronaldos në një intervistë me “ArabiaNews50”.

“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time. E para ishte kur porosita tre qebapë dhe mora dy prej tyre. Hera e dytë ishte nënshkrimi i Cristiano Ronaldos”.

Presidenti i klubit saudit u shpreh se ndihet i mashtruar nga niveli që lojtari portugez ka treguar deri më tani. Kohët e fundit, Ronaldo është kthyer në një objekt kritikash nga tifozët dhe jo vetëm. Hera e fundit ishte kur portugezi preku organin e tij gjenital në drejtim të tifozëve të klubit kundërshtar pasi ata po thirrnin e emrin e Leo Messit.

Ky gjest u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe një avokat vendas reagoi ashpër duke kërkuar madje dhe dëbimin e Cristianos./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!