Aktori shqiptar, Amos Zaharia, i njohur ndryshe edhe si djali i Yllka Mujos, ka zbuluar disa sekrete nga jeta e tij.
Gjatë një interviste dhënë në një studio televizive, ai u pyet edhe se cilin nga meshkujt shqiptarë do puthte në buzë në një rol, ku nuk nguroi të fliste hapur.
“Për meshkuj më ka mbetur fiksim Bujar Asqeriu, sa herë e shoh them ah Bujar si s’të putha njëherë! Po prit se ka karrierë të gjatë”, tha Amosi.
Kujtojmë që aktori është në një lidhje dashurie prej disa vitesh, duke theksuar që vajza, e cila mban në krah nuk është e panjohur për publikun. Ajo është shfaqur herë pas here në daljet televizie./abcnews.al