“Shokët e shkollës më quanin ‘ahengxhi'”, violinçelisti: Kam qenë në 3 evente brenda natës

schedule11:05 - 22 Shtator, 2020

schedule 11:05 - 22 Shtator, 2020

Një uragan muzikor është cilësuar vilionçelisti Iliard Shaba. I ftuar në ABC e Mëngjesit ai ka rrëfyer gjithçka me profesionin dhe jetën private.

Fillimisht, Shaba ka treguar se viti 2020 për të sihte shumë i vështirë për arsye të pandemisë, tërmetit dhe një aksidenti që i ka ndodhur.

“Do jetë e vështirë të ringrihemi se duhet të rimëkëmbet ekomonia, që njrëzit të vijnë te pjesa e luksit, te të dëgjuarit muzik live, duhet të rregullohen një herë gjërat e tjera. Unë mendoj që duhet të balancohemi në çdo fushë dhe jo vetëm në muzikë”, tha ai.

Më tej, Iliardi ka treguar planet që ka për të ardhmen. Ai madje është ndalur edhe te fillimet e karrierës se si e kanë paragjykuar pafund për performancat në eventet festive.

“Kam në plane disa duete me këngëtarë të tjerë dhe pres që të dalin. Nuk dua t’i zbuloj, po mundohem t’i përshtas me tregun.

Unë mendoj se i jap pozitivitet njerëzve dhe alegri, performancat e mija i japin emocione pozitive atyre. Jo më larg se pra 2-3 vitesh bëja 2 deri në 3 evente në natë dhe ishte strapasuse, por mua më pëlqente adrenalina.  Me dëshirë arrihet gjithçka.

Më merr malli për muzikën klasike dhe këtë e tregova vjet kur bëra recitalin tim. Por postproduksionin e kam lënë pas dore për shkak të karantinës, ndërrova edhe shtëpinë për shkak të tërmetit. Gjithashtu bëra dhe një aksident, 2020 për mua është për ta brë delete”, u shpreh artisti.

Ndërkohë më tej Iliardi shtoi se: “Unë e dua shumë muzikën klasike po kohët kanë ndryshuar. Kapërcimi nga muzika klasike te muzika argëtuese është shumë i vështirë se ne zhvillohemi si profesionista, ndërsa në shkollë klasifikohet si muzikë jo serioze.

Në fillimet e mia kam qenë shumë i paragjykuar, po bëhesh ahengxhi, më thoshin.  E kam bërë fshehurazi profesorit tim që tani ka ndërruar jetë, mikrofonat i hiqja kur hyja në mësim.

Unë e kam nisur që në klasë të parë muzikën, te liceu një nga profesorët e mi vuri re strukturën e dorës dhe më zgjodhi për vilionçel.

Është vështirë të pasurohesh me muzikë në Shqipëri, nuk mund të them që jam pasuruar se shumë kanë shfrytëzuar emrin për të hapur biznese apo për t’i hapur rrugën diku tjetër. Unë nuk kam bërë një gjë të tillë”. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!