Shokë prej 15 vitesh me Lear Kurtin, paralajmëron Stresi: S’do duroj më, Ardi Veliu nuk duhet të vesh uniformën blu

schedule13:45 - 21 Tetor, 2022

schedule 13:45 - 21 Tetor, 2022

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar pas vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti, i cili u shoqërua në polici ku dhe ndërroi jetë. Sipas prokurorisë dhe AMP-së, në stomakun e të riut është gjetur një qese plastike, e cila dyshohet se ishte e mbushur me lëndë narkotike dhe është përcjellë prej tij në momentin që patrulla e policisë i kërkoi mjetet e identifikimit.

Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe ka zbuluar se ne Learin njihej prej 15 vitesh. Ai ka treguar se ka qenë shokë të mirë, madje kanë dalë edhe në protesta bashkë.

Më tej, Stresi thotë se sa të jetë Ardu Veliu në polici, padrejtësia do të ekzistojë në Shqipëri.

Postimi i plotë i reperit:

Ngushellimet e mia familjareve.  Prej 15 viteve njiheshim, unë ne park fillova karrieren e muzikes me ju dhe e kisha per detyrim te them dy gjera te vogla vëllai im, te falenderoj per ato momente. Qe kemi kalu bashkë, ishe shok besnik dhe shumë rob zoti.

Padrejtesia do ekzistoje per shume kohe ne Shqipëri, pabesia, skllaverimi dhe shumë gjona të tjera noku … zoti na sprovon ne cdo lloj menyre mirepo dhimbjet jane te shumta, policët nuk janë te githhe njesoj ka dhe të mire por kjo qe te ndodhi ty eshtë e papranueshme sepse ja kane marrë doren me neve djemtë e rinj, por do vije dite qe sdo durojme me dhe do jetë fundi me l keq i tyre qe kanë pa naj here shqiptaret. Sa te jetë Ardi Veliu ne polici e kam thene prej vitesh dhe do e them qe ai njeri sduhet te vesh uniformen blu, po fajin e ka tjetër Kush !!!

Te dy kemi pas dale ne protesta dikur, e mbaj mend shume mire dhe ti ishe kundra padrejtësisë  dhe sot ike nga kjo jete nga padrejtesia.

Larg qofsh prane zotit. Lamtumire t’fala vllezerve atje lart./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!