Të paktën gjashtë persona, përfshirë fëmijë janë zhdukur pas të shtënave me armë dhe rënies së zjarrit në një shtëpi në Pensilvaninë juglindore.
Jack Stollsteimer, prokurori i qarkut të Delaëare County, tha në një konferencë shtypi se oficerët e policisë iu përgjigjën një telefonate në orën 3:47 pasdite që një vajzë 11-vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri në një shtëpi në East Lansdowne, Pa, në perëndim të Filadelfias.
Menjëherë pasi policia mbërriti në shtëpi, dy oficerë u qëlluan, tha Stollsteimer.
Ende nuk dihet se kush qëlloi policët. Më pas shtëpia u përfshi nga flakët, duke rritur frikën se brenda shtëpisë kishte njerëz. Sipas informacioneve, 6 deri në 8 persona rezultojnë të zhdukur.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes tragjike dhe numrin e saktë të personave që besohet që kanë qenë në shtëpi.
/abcnews.al