“Shoh punëtore kopshti”, Dea “kryqëzon” Altean për veshjen

schedule22:05 - 18 Mars, 2022

schedule 22:05 - 18 Mars, 2022

Në natën e dytë në Style Star konkurrentët sollën veshje të frymëzuara nga filmat fitues të Oscar.  Altea në këtë natë u prezantua me një veshje nga filmi “E bukura dhe Bisha”.

Edhe pse një film ku mbizotëron mesazhi i dashurisë, Altea nuk mundi t’i shpëtonte dot kritikave dhe pikave të ulta të konkurrentëve.  Dea u tregua më e ashpër në komentimin e saj për veshjen e Alteas. Ajo e cilësoi atë një veshje që as pikën 1 nuk e meritonte.

Pjesë nga debati:

Dea: Çfarë të them unë, nga t’ia nis?

Altea: Nga të duash ti.

Dea: Ty si Altea të pëlqen vetja jote sot?

Altea: Po.

Dea: Çfarë të pëlqen më shumë?

Altea: Më pëlqen mesazhi që kam sjellë.

Dea: Unë nuk shoh mesazh aty. Shof vetëm ca letra. Unë aty shoh një punëdore të klasës së parë. As të klasës së parë jo, por kopshti me atë diellin dhe me ato letrat aty. Te çorapet shoh çdo tegel të mundshëm.  Vetëm se ti je shumë e bukur në fytyrë dhe je vajzë e mirë, prandaj e ke marrë njëshin, se veshja për mua është out./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!