Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Shoferja në gjumë, furgoni “skëterrë”/ Dinamika e aksidentit, vdiq gruaja, arrestohet shoferi i furgonit

schedule15:16 - 9 Mars, 2026

schedule 15:16 - 9 Mars, 2026

57-vjeçari Pëllumb Muskaj, drejtuesi i benzit që u përplas me makinën e Nertila Abazaj në aksin Levan-Tepelenë, është arrestuar.

Policia e Fierit dyshon se makina e tij ishte me shpejtësi tej normave të lejuara për nje autostradë ku maksimumi i lejuar i shpejtësisë është 90 km në orë. Burime nga grupi hetimor që hetoi shkaqet e aksidentit, thanë se makina tip “Kia” e drejtuar nga Nertila Abazaj, ka dalë nga korsia e vet dhe është përplasur me automjetin tip benz. Përplasja ka qenë e fortë duke ndarë pothuasje në dy pjesë automjetin e viktimës.

Ekspertët nuk konstatuan shenja të frenimit nga ana e mjetit të viktimës kurse drejtuesi i furgonit ka mundur te frenojë 20 metra pasi u përplas me mjetin tjetër. Pas përplasjes furgoni ka vazhduar të lëvizë me mjetin tjetër në pjesën e përparme të tij dhe duke u shkëputur vetëm pas 20 metrash. Burime pranë komisariatit të Fierit thanë se pavarësisht shpejtësisë së furgonit, përplasja do të kishte qenë fatale gjithsesi, pasi mjeti i drejtuar nga 39 vjeçarja doli në korsinë e kundërt. Pas ngjarjes, policia mori dëshminë e të afërmve të viktimës nga ku u mësua se 39 vjeçarja mëngjesin e së dielës, po kthehej nga Vlora në vendbanimin e saj në Varibop të Cakranit. Për arsye ende të paqarta dyshohet se viktima ka humbur kontrollin e makinës dhe ka hyrë në sensin e kundërt të lëvizjes, ndërsa e vetmja pistë e grupit të hetimit është përgjumja në timon e të resë. Rrethrotullimi i Varibopit ndodhet disa km larg vendngjarjes, çka hedh poshtë dyshimet për një tentativë të viktimës për të marrë kthesën drejt fshatit. Policia e Fierit arrestoi 56 vjeçarin që drejtonte mjetin tip benz, duke e akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!