Aktorja Monika Lubonja është revoltuar pas videos që u bë virale, ku shihej një makinë që tërhiqte zvarrë një qen. Aktorja shprehet e tmerruar nga pamjet që ka parë ndërsa kërkon nga institucionet përkatëse që të marrin masa më të ashpra ndaj këtij personi.
“Përshëndetje, pak më parë më dërguan videon dhe unë e bëra publike. Dua që gjykata të ketë vendime akoma më të forta, më të rrepta ndaj këtyre personave që trajtojnë në këtë formë kafshët. Nëse do të shikoni videon, do të shikoni dhe targën.
LEXO EDHE: Videoja që zemëroi rrjetin, procedohet personi që tërhoqi zvarrë qenin me makinë
Ju lutem polici, gjykatë, prokurori ndiqeni targën e asaj makine dhe këtë njeri që torturon në mënyrë makabre një qen rrugëve të Shqipërisë. Ju lutem ndiqeni dhe dënojeni. Le ta ngremë zërin për ligje akoma më të forta që duhet të bëhen.”, shprehet aktorja.