Shoferi sulmon të moshuarën dhe e rreh me shkop sepse po kalonte rrugën ngadalë

schedule19:22 - 20 Maj, 2022

schedule 19:22 - 20 Maj, 2022

Një shofer makine ka rrahur një 78-vjeçare, e cila po kalonte rrugën përballë makinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kroaci. E moshuara ka përfunduar me lëndime të rënda trupore dhe është dashur t’i nënshtrohet operacionit në spitalin e Zagrebit, shkruan Danica.

Shoferi 38-vjeçar ka kryer një vepër penale ndaj një personi në moshë të thyer, padyshim me gjendje jo të mirë shëndetësore, pasi 78 vjeçarja ecte me bastun”, tha Prokuroria.

Prokuroria deklaroi se drejtuesi i mjetit nuk e ka mbajtur nën kontroll inatin dhe për pasojë ka ndaluar mjetin.

Më pas ai doli nga makina dhe në vend që të konstatonte nëse e moshuara kishte nevojë për ndihmë apo jo e sulmoi fizikisht duke i shqyer shkopin, tha Prokuroria.

Shoferi e ka goditur gruan me shkop disa herë në të gjithë trupin. E moshuara ra përtokë dhe ka pësuar frakturë në qafë.

Shoferi u shpall fajtor dhe u dënua me një vit liri me kusht. Prokurorët apeluan dhe kërkuan dënim me burg të pakushtëzuar, duke qenë se shoferi ishte dënuar më parë për kundërvajtje të shumta në trafik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!