Dy oficere policie u arrestuan per shkeljet e konstatuara ne proceduren e emerimit te Mucci Shaljanit ne Agjencine e Mbikqyrjes Policore. Efektivat e komisariatit nr.3 dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar dokumentet e Besueshmërisë për rekrutimin e Muçi Shaljanit, I cili mbeti I plagosur në atentatin e Rinasit ku u ekzekutua miku I tij Gilmando Dani.
Sipas AMP Nënkomisari Bruno Cara me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor Ashim Zajmi me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, akuzohen për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Vërtetimi i Besueshmërisë është një proces ligjor i kontrollit dhe verifikimit të figurës së punonjësve të Policisë së Shtetit, ose të kandidatëve që synojnë të punësohen në këtë strukturë. Por pavarësisht se Muçi Shaljani rezulton se kishte ndërruar emrin, procedurat kanë vijuar normalisht duke u fshehur kwto të dhëna. Sipas verifikimeve që ka bërë AMP në lidhje me procesin e rekrutimit të Muci Shaljanit nw muajin shtator te ketij viti, kur Agjencia kishte nje drejtor te komanduar, janë konstatuar shkleje të procedurave ligjore. Ndërkohë AMP ka bërë kallëzim edhe në Prokuorinë e Tiranës, për të përcaktuar përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
Sipas hetimeve, Muci Shaljani eshte rekeutuar si agjent pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore pa pasur certifikatë sigurie. Ai ishte I njohur edhe me mbiemrin Sheqeri ndwrkohw qw është punësuar në muajin shtator kur institucioni drejtohej nga I komanduari Artiol Saliasi. Prania e agjentit te AMP ne makine me Gilmando Danin eshte bere shkak qe Drejtori aktual i agjencise Eduart Merkaj te pezulloje të gjithë zinxhirin drejtuestë strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së.
Sipas mjekeve, 42 vjeçari Muçi Shaljani vijon në gjendje kritike për jetën I intubuar, në Spitalin Universitaitar të Traumës si pasoje e plageve te marra ne atentat. / abcnews.al /

