Një aksident ka ndodhur mbrëmje e së hënës në Gjirokastër. Bëhet e ditur një shofer 42-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij tip “Toyota” një vajzë të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Shtatori” ndërsa 14-vjeçarja është transportua në spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit, N. K. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. /abcnews.al/