Dy fëmijë janë përplasur paraditen e së shtunës nga një makinë në Divjakë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mizë ku shoferi me iniciale P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur një 10-vjeçar dhe një 8-vjeçar.
Të miturit e lënduar ndodhen në spital duke marrë kujdes shëndetësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Mizë, Divjakë, shtetasi P. Ç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka përplasur shtetasit E. A., 10 vjeç dhe O. A., 8 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.” /abcnews.al/

