Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shoferi i përplas kokën me derën e kamionit, polici sulet ta godasë, Mziu publikon videon

schedule19:02 - 26 Qershor, 2021

schedule 19:02 - 26 Qershor, 2021

Një incident mes një polici dhe një shoferi kamioni ka ndodhur në Qafë Thanë.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për qarkun Dibër, Xhelal Mziu përmes një video të postuar në rrjetin social në Facebook tregon momentin e përplasjes së policit me shoferin e kamionit.

Nga pamjet e videos shikohet sesi shoferi i përplas me derë kokën policit dhe ky i fundit ngjitet dhe e godet me grushta atë.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtij incidenti, ndërsa Mziu në postimin e tij akuzon policinë për sjelljen ndaj shoferit.

“Sjellje kriminale e policisë në Qafë Thane”, shkruan Mziu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!