Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Një automjet që drejtohej nga A.T., 32 vjeç, i cili ishte në gjendje të dehur ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi kur është përplasur me një makinë pranë shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”.
Ai ka ikur vendi i ngjarjes dhe pak metra më tutje është përplasur me tre automjete të tjera. Për pasojë janë plagosur rëndë dy persona. Ata janë dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia ka arrestuar shoferin ndërkohë që lëvizja e automjeteve është devijuar në rrugën përgjatë lumit Osum.
“Sot rreth orës 20:20, tek shkolla “22 Tetori”, shtetasi A.T., 32 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet tjetër dhe është larguar nga vendi ngjarjes dhe në vendin e quajtur përballë “AZA Electronik”, është përplasur me një mjet tjetër me drejtues shtetasin F.K dhe me dy mjete të cilat ishin të parkuara.
Për pasojë është dëmtuar shtetasi F.K dhe pasagjerja në mjet, të cilët po marin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit shtetasi A.T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. m.v/Abcnews.al