Parakalimet e gabuara janë një problematikë e mprehtë në aksin e Elbasan-Librazhd duke u bërë shpesh shkak për aksidente me pasojë vdekjen.
Në një video të ardhur në redaksinë e Abcnews.al duket se si një makinë tip “BMW” është futur për të parakaluar një maune që po shkonte nga Librazhdi në Elbasan në një zonë me shikim të kufizuar duke mos menduar se përballë mund të kishte makina të tjera.
Për fat të keq, përballë ka qenë duke ardhur një makinë tip “Volkëagen Golf 4”. Fatmiërisht nuk ka patur dëmtime në njerëz përveç dëmeve materiale, ndërsa ngjarja duhet të bëhet një mësim i mirë për drejtuesin e BMW-së. /abcnews.al