Shoferi i autombulancës bllokon hyrjen e ministrisë: Kisha një të sëmurë me kancer, shëtita tre spitale…

schedule16:42 - 14 Qershor, 2022

schedule 16:42 - 14 Qershor, 2022

Një shofer autoambulance ka zgjedhur formën më origjinale të protestës kundër autoriteteve. Ai mori autoambulancën dhe i zuri derën Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë duke bllokuar dyert e mjetit, ndërkohë që me altoparlant kërkonte daljen e ministrit.

Gjatë komunikimit me personelin e sigurisë, ai tha se po protestonte kundër situatës së rënduar në sistemin shëndetësor të Turqisë.
“Pacientët janë në gjendje të hallit. Kisha sot një pacient me kancer dhe shëtita tre spitale dhe asnjëri nuk e mori përsipër. Kjo situatë nuk mund të vijojë kështu. Të dalë ministri këtu t’ia them problemet. Ndryshe nuk lëviz nga makina”, tha ai. /abcnews.al