Shoferi humb ndjenjat në timon/ Nxënësi “hero” shmang aksidentin, ndalon autobusin e shkollës

schedule22:48 - 28 Prill, 2023

schedule 22:48 - 28 Prill, 2023

Falë qetësisë dhe reflekseve të tij, një nxënës 13-vjeçar arriti të shmangte një aksident me autobusin e shkollës në Michigan të SHBA-së, kur drejtuesi i mjetit papritur humbi ndjenjat në timon.

Vogëlushi Dillon Reeves ishte në autobusin e shkollës me rreth 60 nga shokët e tij të klasës kur kuptoi se shoferi kishte humbur ndjenjat. “Ai u ngrit nga vendi i tij, hodhi çantën e shpinës dhe vrapoi drejt timonit ndërsa autobusi ishte në lëvizje,” tha Robert Livernois, mbikëqyrësi i shkollave të shtetit të Miçiganit, në një konferencë për shtyp të enjten.

Incidenti ndodhi të mërkurën në qytetin Warren, në veri të Detroitit, kur studentët po ktheheshin në shtëpi.

Në një video nga kamera e shkollës, shoferi me të vërtetë mund të shihet kur humbet ndjenjat. 13-vjeçari Dillon Reeves nxiton dhe merr timonin, shtyp frenat dhe ndalon automjetin ndërsa dëgjohen britmat e fëmijëve të tmerruar. Më pas dëgjohet duke u bërtitur shokëve të klasës për të thirrur menjëherë ndihmë.

Një ambulancë e dërgoi shoferin në spitalin më të afërt dhe sipas CNN, ai ndodhet jashtë rrezikut.

Reagimi i studentit “bëri diferencën”, theksoi Robert Livernoi.

Të prekur dukshëm, por edhe krenarë, prindërit e 13-vjeçarit vlerësuan djalin e tyre në konferencën për shtyp, duke e quajtur atë një “hero të vogël”.

“Falë Dillon Reeves, një aksident, i cili mund të kishte pasoja tragjike, u shmang”, shkroi këshilltari Jonathan Lafferty në një postim në Facebook. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!