Një kamion, i cili po transportonte ushqim për vaskat e peshkut ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke rënë në det.
Punonjësit e vaskave kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital, ku aktualisht është në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje pasdite, por sot është bërë publike.
Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e trailerit, ku në një operacion të pa realizuar më parë, kamioni është transportuar nëpërmjet disa balonave me ajër për disa milje, nga Karaburuni në Orikum. Mjeti është dëmtuar totalisht dhe sipas burimeve nga kompania, demet janë të konsiderueshme./abcnews.al