Shoferi e la ndezur teksa pinte cigare, hajdutët i marrin makinën në autostradën Vlorë-Fier

schedule22:54 - 25 Prill, 2021

schedule 22:54 - 25 Prill, 2021

FIER – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë, ku është vjedhur një makinë. Mësohet se shoferi e k lënë ndezur makinën dhe është larguar disa metra për të pirë një cigare. Por në këtë moment disa persona kanë hipur në mjet duke e vjedhur dhe duke u larguar menjëherë në drejtim të paditur.

Shoferi ka arritur të njoftojë policinë. Këta të fundit kanë ngritur postblloqe të shumta dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen e ndodhur. E.L/abcnews.a/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!