Shoferët e linjës Peshkopi-Tiranë në protestë: Kërkojmë punën që na është marrë pa të drejtë

schedule09:15 - 5 Prill, 2021

schedule 09:15 - 5 Prill, 2021

Dhjetëra shoferë fugonësh të linjës Peshkopi-Tiranë, kanë parkuar mjetet e tyre në terminalin e qytetit të Peshkopisë si shenjë proteste.

Kjo është bërë për shkak se prej tre vitesh është licensuar në mënyrë abuzive një kompani tjetër e cila jo vetëm ka probleme me dokumentacionin dhe që është në prokurori për falsifikim dokumentesh, por edhe nuk u shërben qytetarëve.

Kompania në fjalë, prej tre vitesh me marrjen e linjës nxori në rrugë rreth 50 shoferë bashkë me mjetet e tyre.

Shoferët shprehen se kjo firmë abuzon dhe nuk zbaton oraret e nisjes, ka raste kur fugonët nuk mbushen dhe qytetarët duhet të presin deri në 3-4 orë.

Ndodh gjithmonë kur ka festa që qytetarët të ngelen në Tiranë, për shkak se nuk ka mjete.

Situata është bërë problematik edhe për studentët e Dibrës, dhe të  Tiranës, ndërsa orari i fundit është në orën 15:30.

Edhe pse kjo firmë ka shkelur rregullat e marrjes së kontratës, shteti, bashkia apo Ministria e Transporteve nuk kanë marrë asnjë masë, duke lënë pa një përgjigje rreth 50 shoferë.

Shoferët do të intensifikojnë punën deri sa shteti tu japë një përgjigje se çfarë duhet të bëjnë me mjetet e tyre.

“Ne kemi 8 vjet që ankohemi pranë institucioneve shtetërore. Çështjen e kemi çuar edhe në prokurori dhe prokuroria hesht. Nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje. Kemi punuar prej 30 vitesh shoferë në linjën Peshkopi-Tiranë. Sot na mohohet ajo e drejtë.

Kemi qenë të licensuar dhe me të gjitha të drejtat. Ne duhet të marrim masat më ekstreme sepse nuk është dëgjuar fjala. Makinat që janë këtu i ka në punë vetëm një persona me letra fallco, këtë nuk e themi ne, por prokuroria. Ndërsa shteti hesht”, thotë një nga shoferët.

Gjithashtu një tjetër shofer që i është bashkuar protestës thotë se kërkojnë punën që kanë pasur e cili sipas tij është marrë nga një njeri i inkriminuar.

“Kemi dalë në mënyrë paqësore dhe nuk kemi çështje partiake, por kërkojmë punën tonë e cila na është marrë nga një njeri u inkriminuar. Ne nuk do të heqim dorë deri sa të kemi zgjidhje. ”, shprehet ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!