Shndërruar shtëpinë në “serë” kanabisi, arrestohen vëllezërit shqiptarë në Itali

schedule11:11 - 4 Shkurt, 2021

schedule 11:11 - 4 Shkurt, 2021

Policia italiane ka vënë në pranga dy vëllezër shqiptarë të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.

Mediat vendase bëjnë me dije se vëllezërit shqiptar 23 dhe 33 vjeç identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë arrestuar në Torino, pasi kishin kultivuar 500 rrënjë kanabis në një vilë në qendër të Pinerolos.

Shqiptarët e kishin marrë me qira atë ndërtesë për ta shndërruar në një “serrë” për prodhimin e drogës, ku pas kontrollit nga karabinierët janë gjetur mbi 500 bimë kanabis.

Gjithashtu brenda janë gjetur të gjitha pajisjet e nevojshme për ngrohjen e dhomave dhe filtrat për ventilim. Në shtëpi u sekuestruan njëqind kilogram marijuanë të gatshme për t’u paketuar. Ndërkohë që në ambientet e jashtme nuk dëgjohej asnjë arome ose zhurma shqetësuese.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!