“Schmeichel i shkëlqyer, mund të bëjë roveshata dhe të godasë si CR7”

schedule13:36 - 20 Prill, 2020

schedule 13:36 - 20 Prill, 2020

Kasper Schmeichel është një nga portierët më të nënvlerësuar. Pak për faktin që ka vendosur të qëndrojë besnik ndaj Leicester City, e shumë për faktin që është djali i Peter Schmeichel, legjendës së Danimarkës dhe Manchester United.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që janë të “çmendur” pas 33-vjeçarit. Kevin Hitchcock është i njohur në futbollin anglez dhe ka punuar si trajner portierësh me shumë emra të mëdhenj. 57-vjeçari thur elozhe për vikingun për Goal.com dhe bën një krahasim të veçantë me CR7.

Schmeichel është nga ata portierë që e adhuron realisht futbollin dhe mund të bëjë gjëra fantastike në fushën e stërvitjes. Ai është në gjendje të bëjë roveshata si Cristiano Ronaldo, por edhe të gjuajë goditje dënimi si ai. Kasper është me të vërtetë i pabesueshëm, është një portier fantastik.

Etika e tij e punës në stërvitje është unike. Të gjithë e krahasojnë me babain e tij, i cili ka arritur shumë, pore dhe Kasper ka dëshmuar se është një portier i shkëlqyer i nivelit botëror. Jam krenar për faktin që kam punuar me të”, deklaron Kevin Hitchcock. /abcnews.al