Çdo ditë, ne humbasim një sasi të rregullt nga 50-100 fije flokë. Kjo është shumë normale, pasi kemi më shumë se 100,000 folikula të flokëve në lëkurën e kokës. Por, ndodh që të humbësh edhe një sasi të madhe flokësh, dhe kjo nuk është normale.
Sipas studimeve, një nga faktorët që shkakton rënien e flokëve është shmagia e vaktit të mëngjesit.
Kur nuk keni kalori të mjaftueshme, trupi juaj e ridrejton të gjithë energjinë drejt funksioneve thelbësore, si në zemër ashtu dhe trurin tuaj, duke lënë flokët dhe skalpin prapa.
Dieta mund të jetë një tronditje për hormonet tuaja dhe shpesh çon në rrallimin dhe rënien e flokëve, ndërsa flokët e rinj nuk rriten për t’i zëvendësuar ato. Në fakt, një nga simptomat kryesore të anoreksisë, dhe një mori çrregullimesh të tjera të të ngrënit, është humbja e rëndë e flokëve./e.b-abcnews.al