Autoritete portuale të Durrësit kanë shmangur mëngjesin e sotëm një incidente me një jaht italian, i cili ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë.
Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur salla operative e portit të Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia”.
Njoftimi i autoritetit portual te Durresit
Vigjilienca e autoriteteve detare të Portit të Durrësit, shmang avarinë detare.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali)?? drejt vendit tonë??
I menjëhershëm ka qënë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.
6 antarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjëndje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore
/ abcnews.al/