Një lajm tronditës qarkulloi sot fillimisht nga mediat francize, ku mesfushori i Nice, Alexis Beka Beka tentoi vetëvrasjen nga një urë në qytetin francez të Nice.
Në mënyrë të shpejtë, forca të shumta policie dhe të emergjencës civile zbarkuan në vendngjarje për të qetësuar situatën e për të negociuar me të. Gjithashtu atje mbërriti edhe psikologu i skuadrës së Nice për të bindur 22-vjeçarin të largohej prej aty.
Sipas informacioneve nga Franca, Beka Beka sapo ishte ndarë me të dashurën e tij dhe këtë situatë ai nuk e kishte përjetuar mirë.
Pas disa orësh intensive për të negociuar me të, gjithçka shkoi mirë dhe raportohet se Alexis Beka Beka është jashtë rrezikun për jetën duke u larguar nga ura./h.ll/abcnews.al
? Nice : Alexis Beka Beka hors de danger après sa tentative de suicide !
Le joueur de l’OGC Nice, s’est retrouvé en situation de détresse, menaçant de sauter du viaduc de Magnan sur l’autoroute A8, à Nice.https://t.co/mK7FuAUTnZ#OGCNice #BekaBeka pic.twitter.com/5thnyPLlX6
— Actu Football (@actu_football_f) September 29, 2023