Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shmanget tragjedia ajrore

schedule13:24 - 15 Gusht, 2019

schedule 13:24 - 15 Gusht, 2019

Një tragjedi ajrore është shmangur në Rusi, ku një avion pasagjerësh ka bërë një ulje të detyruar në rrethinat e Moskës. Avioni është ulur në tokë me motorë të fikur dhe si pasojë e impaktit disa persona kanë mbetur të plagosur.

Një avion pasagjerësh në Rusi ka bërë një ulje të detyruar në afërsi të Moskës, për shkak se kishte humbur kontrollin pasi ishte përplasur me një tufë zogjsh. Të paktën 23 persona mbetën të plagosur nga aksidenti, kur avioni u detyrua të prekte tokën me motorët e fikur.

Avioni i “Ural Airlines” po udhëtonte drejt qytetit Simferopol në Krime kur u përplas me tufën e zogjve, pak momente pasi ishte ngritur në ajër. Autoritetet deklaruan se avioni ishte dëmtuar rëndë dhe nuk do të fluturojë më.

Ndërkohë, një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes është në zhvillim e sipër. Mjeti fluturues kishte 233 pasagjerë në bord në momentin kur zogjtë u përthithën nga forca e motorëve të tij dhe ekuipazhi vendosi të ulet.

Një pasagjer ka deklaruar për mediat lokale se mjeti fluturues kishte nisur të dridhej pasi ishte ngritur në ajër. Avioni u ul në një zonë këndore rreth 1 kilometër larg pistës së aeroportit ndërkombëtar Zhukovski, me motorët e fikur dhe rrotat e bllokuara.

Pasagjerët u evakuuan menjëherë. Disa prej tyre u dërguan për mjekim në spital, ndërsa të tjerë u kthyen në aeroport. Ministria ruse e Shëndetësisë bëri të ditur se pesë fëmijë ishin mes personave që u shtruan në spital.

Sipas njoftimit, disa prej tyre janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerë jashtë rrezikut për jetën. Mediat ruse e kanë krahasuar incidentin me atë të “US Airëays” të vitit 2009 që kreu një ulje emergjente në lumin Hjudson pak pasi ishte ngritur në ajër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!