Një veteran i luftës në Afganistan, i konvertuar në fenë Islame, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai synonte të kryente një sulm të armatosur në një mbledhje të neonazistëve për të marrë hak për sulmet në xhamitë e Zelandës së re.
Shmanget një sulm terrorist në Los Anxheles. Lajmi konfirmohet nga mediat amerikane, të cilat raportojnë arrestimin e Mark Domingo, një veteran lufte i konvertuar në islam, donte të merrte hak për sulmet në xhamitë në Zelandën e Re. Ai kishte si objektiv një grup neonazistësh të njohur me emrin Tarant.
Domingo u arrestua sepse donte të vendoste një bombë në një mbledhje të këtij grupimi, e cila më pas u anulua. Por kishte planifikuar një sulm të tillë dhe kundër hebrenjve, kishave dhe agjentëve të policisë.
Sipas hetimeve, ai u përpoq të gjente një bombë artizanale dhe ta shpërthente gjatë një manifestimi të nacionalistëve të ekstremit të djathtë në Long Beach. Ai u prangos pasi personi që i dorëzoi bombën ishte një agjent policie i infiltruar. Ditët e fundit, Domingo ishte blerë me qindra gozhdë për ta bërë dhe më vdekjeprurëse bombën.
Në 2 Mars, ai kishte publikuar një video ku konfirmonte besimin e tij mysliman. Një ditë më pas paralajmëronte se Amerika ka nevojë për një Las Vegas tjetër që të kuptojë terrorin që shpërndan në të gjithë botën.
Duke iu referuar sulmit ku mbetën të vrarë 58 persona në Tetor të 2017-s. Por ajo që vuri në alarm policinë ishte postimi pas sulmeve në dy xhamitë në Zelandën e re, ku lajmëronte se duhej marrë hak./abcnews.al