Shërbimet ruse të sigurisë kanë kapur një grup terroristësh të cilët planifikonin një seri atentatesh fundjavën e kaluar në Shën Petërburg, atentate të cilat mund të kishin shkaktuar me qindra viktima. Operacioni i policisë është fryt i bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, Cia i ka kaluar informacione të rëndësishme shërbimeve sekrete ruse. Lajmi u konfirmua nga Kremlini pas një telefonate falenderimi të Vladimir Putin për Donald Trump. Pavarësisht klimës së tensionar mes dy vendeve presidentët kanë folur me njëri tjetrin, dhe frika nga atentate të tilla është aq e madhe sa ka shtyrë dy administratat të rinisin dialogun.
Operacioni i policisë u zhvillua të enjten e kaluar kur agjentët hynë në një apartament ku arrestuan disa persona dhe sekuestruan armë dhe eksploziv. Nj ënga terroristët i cili u nxorr dhe në televizion, rrëfgeu se kishte përgatitur bomba artizanale të mbushura me copëzqa metalike për të shkaktuar sa më shumë viktima. Grupi planifikonte të sulmonte dhe me armë zjarri katedralen e Kazan e cila gjendet në rrugën qendrore të Shën petërburgut.
Ekstremistët programonin të godisnin gati njëkohësisht në pika të ndryshme të qytetit. Të arrestuarit ishin kryesisht nga Kaukazi dhe Azia qendrore
Sipas Kremlinit, gjatë telefonatës Putin i ka premtuar Trump se shërbimet sekrete ruse do të konunikojnë me autoritetet amerikane për cdo informcion rreth ndonjë atentati të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./abcnews.al