“Shmang vëmendjen nga inceneratorët”, Berisha-Bashës: E denoncova aferën që në 2015-ën

schedule17:31 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 17:31 - 15 Dhjetor, 2021

Sali Berisha i është përgjigjur PD pas akuzave të kësaj të fundit se me lëvizjet e tij kundër kreut të PD Lulzim Basha, ish-kryeministri po shmang vëmendjen nga skandali me inceneratorët.

Duke i quajtur deklaratat qesharake Berisha shkruan se ai ka qenë ndër të parët që e ka denoncuar këtë aferë korruptive që në vitin 2015 e në vazhdim. Madje thekson se për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka ka bërë 2 reagime të forta, duke nënvizuar sërish se ai nuk është koka e kësaj afere, por duhet të ketë zyrtarë të tjerë të arrestuar dhe këtu përmend Ramën me disa ministra.

Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Çoles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e inceneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.  Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.

Së pari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qenë ndër më të parët që ka denoncuar këtë mega aferë korruptive në një seri statusesh dhe deklaratash nga viti 2015 e në vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë. Edhe sot pas arrestimit te Terr Kokës, Berisha ka publikuar dy reagime të forta  ndër të cilat një deklaratë shteruese në FB e tij në të cilën fakton në mënyrë të pakundërshtueshme se Terr Koka meriton plotësisht arrestimin por ai nuk është Koka e grupit të organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferës prej 430 milion euro të djegësave është Kreu i Meduzës se organizatës kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (të cilit deputeti Basha nuk i përmend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj. I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha së drejtues të departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kanë pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi“, thotë Berisha.

Berisha ka prekur dhe sherrin e ndodhur sot jashtë selisë së PD, ku Evi Kokalari dhe Albana Vokshi u përplasën me një simpatizante të PD. Sipas Berishës ky sulm u organizua nga Basha ndërsa paralajmëron këtë të fundit se do të mbajë përgjegjësi për këto provokime.

“Por sa më lart nuk mund të largojë për asnjë moment vëmendjen dhe shqetësimin për sulmin verbal dhe fizik që Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave të LDG dhe Komisionit të Rithemelimit! Kjo më shumë se çdo gjë tregon respektin dhe fytyrën e vërtetë të Lul Burracakut për figurën dhe rolin e zonjave në Partinë Demokartike! I bëjmë me dije burracakut Basha se do mbajë përgjegjësi personale në përballje me mijëra demokrate, për çdo provokim apo incident që njerëz të paguar prej tij do guxojnë të bëjnë ndaj anëtarëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike“, vijon më tej ish-kryeministri. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!