Një zjarr i rënë ditën e sotme pranë autostradës në Fushë Mamurras është izoluar nga zjarrfikësit e Kurbinit.
Në orët e mbrëmjes vatra e zjarrit u përhap në shkurre, mbetje urbane dhe pemë frutore.
Ndërhyrja e zjarrfikësve vendosi flakët nën kontroll, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë pakujdesia.
Ditën e sotme në Kurbin janë shfaqur disa vatra zjarri, në shkurre dhe ferra./ Abcnews.al