Shkupi ngre alarmin për sulme hibride nga Rusia/ Demiraj: Mali i Zi, më i rrezikuari në Ballkan

schedule08:45 - 30 Prill, 2024

schedule 08:45 - 30 Prill, 2024

Koloneli Dritan Demiraj, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin rus.

Në lidhje me alarmin e inteligjencës maqedonase se shteti në shënjestër të sulmeve hibride ruse e kineze, ai tha se Mali I Zi është më i rrezikuar nga ndikimi rus dhe ai serb.

“Në rast se do përkufizonim se cilat janë vende që ka ndikim më të madh Rusia dhe Serbia është Mali i Zi. Në këtë linjë edhe Maqedonia Veriut ka pasur partinë e Guveskit. Në zgjedhjet e fundit të RMV ka pasur përpjekje për të fuqizuar ndikimin. Por sipas analizës sime më e rrezikuar është Mali i Zi.

Nuk do të gjeni shumë hapësirë në media pasi një pjesë e analistëve nuk flet të vërtetën unë e quaj miope politikën e SHBA-ve në raport me Shqipërinë dhe Kosovën, pasi ne jemi vendi më pro perëndimor.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!