Në Maqedoninë e Veriut, sindikatat kanë vendosur të protestojnë në Shkup në ditën e 1 Majit duke kërkuar paga më të larta dhe vende të sigurta pune. Gjithashtu në manifestim është kërkuar që të mos ketë diskriminime në punësim.
Në Shkup, sindikalistët dhe punëtorët edhe këtë 1 Maj kanë dalë në protesta. Me marshe protestuese rrugëve të Shkupit, sindikalistët dhe punëtorët kanë kërkuar rritje të pagave, kushte më të mira të punës, të ndalet diskriminimi dhe vende të sigurta pune.
Marshe protestuese në organizim të shumë sindikatave janë mbajtur sot në Shkup, me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës, 1 Majit. Nga sindikatat, u kërkua rritja e pagave, të ndalet diskriminimi, por edhe vende të shëndetshme dhe të sigurta të punës.
“Vetëm në këtë mënyrë me aksion të përbashkët do të jemi në krye të detyrës, të sigurojmë një shoqëri pa diskriminime, me kushte të mira për jetën. Është koha e për vepra e jo për premtime. I bëjmë thirrje Qeverisë për bashkëpunim të shpejtë e efikas”, deklaroi Darko Dimovski i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë së Veriut.
Qytetarët vlerësojnë se të drejtat e punëtorëve po shkelen çdo ditë dhe se kanë nevojë për paga më të larta dhe kushte normale të punës.
“Për të rinjtë, praktikisht nuk ka opsione dhe vendet e ofruara janë të pasigurta. Për këtë shkak kemi papunësi të madhe dhe ikje të pakontrolluar të të rinjve jashtë vendit”
Por, jo të gjithë kanë protestuar. Për 1 Maj tashmë tradicionalisht organizohen pikniqe dhe shëtitje në natyrë. Edhe sivjet, kushtet e vështira ekonomike dhe papunësia nuk kanë ndikuar që shumë qytetarë t`u drejtohen vendeve të preferuara për pikniqe./ABC News Albania 24/7