Shkup, flet kryeministri shqiptar/ Talat Xhaferi: Transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve

schedule14:18 - 28 Janar, 2024

schedule 14:18 - 28 Janar, 2024

Talat Xhaferi ka mbajtur fjalimin e parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Në një deklaratë për mediat, Xhaferi u shpreh se ndihet koshient për faktin se do të ketë përgjegjësi, transparencë dhe llogaridhënie para qytetarëve.

“I mbetem koshient, përgjegjësisë, transparencës, llogaridhënies para qytetarëve. Ndoshta nuk është mirë dhe momenti, por gjatë fotos familjare vura re që nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita e VMRO DPMNE, por gjithsesi, do të jetë ndryshe. Ato i obligon ligji dhe kushtetuta. Qytetarë mos u brengosni për fotografitë, unë mbetem përgjegjës para jush që puna e atyre do të jetë ndryshe”, theksoi ai ndër të tjera.

Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Xhaferi është i pari politikan shqiptar që zgjidhet në këtë post në Maqedoninë e Veriut.

65 deputetë votuan pro qeverisë teknike që do të drejtohet nga Xhaferi. Ndërkaq, 3 deputetë votuan kundër. Të pranishëm në seancë, ishin 11 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!