Shkundet Kina, SHBA dhe Britania e Madhe i ofrojnë Australisë nëndetëse bërthamore

schedule10:21 - 16 Shtator, 2021

schedule 10:21 - 16 Shtator, 2021

Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Australia kanë shpallur një pakt historik për sigurinë në Azi dhe Paqësor, i cili shgihet si një përpjekje kundër Kinës në rajon. Ky pakt do t’i mundësojë  Australisë të ndërtojë nëndetëse bërthamore për herë të parë, duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA, raporton abcnews.al.

Pakti, i njohur si Aukus, do të fokusihet gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kibernetike dhe kuantike.

Kjo marrëveshje është partneriteti më i madh mbrojtës midis vendeve në dekada, thonë analistët. Ambasada e Kinës në Uashington reagoi duke akuzuar vendet për një “mentalitet të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.

Vitet e fundit, demokracitë perëndimore kanë shprehur shqetësime për rritjen e vendosmërisë ushtarake të Kinës. Partneriteti i ri ka për qëllim “promovimin e sigurisë dhe prosperitetit” në rajon, thanë Presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri britanik Boris Johnson dhe homologu i tij australian Scott Morrison në një konferencë të përbashkët virtuale për shtyp.

Pakti do të thotë që Australia ka hedhur poshtë një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh (31 miliardë euro; 27 miliardë paund) që nënshkroi me Francën në vitin 2016, për të ndërtuar 12 nëndetëse.

Çfarë është Aukus?

Kjo është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme e sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë analistët. Pakti do të përqëndrohet në aftësinë ushtarake, duke e ndarë atë nga aleanca e inteligjencës Five Eyes, e cila gjithashtu përfshin Zelandën e Re dhe Kanadanë.

Ndërsa nëndetëset Australiane “copa e madhe”, Aukus do të përfshijë gjithashtu ndarjen e aftësive kibernetike, inteligjencën artificiale, atë kuantike dhe teknologji të tjera nënujore.

“Kjo është një mundësi historike për tre kombet, me aleatë dhe partnerë të të njëjtit mendim, për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajonin Indo-Paqësor”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Drejtuesit nuk iu referuan Kinës drejtpërdrejt, por thanë se sfidat e sigurisë rajonale ishin “rritur ndjeshëm”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!