Shkuan për gjueti, shqiptari godet gabimisht shokun me thikë

schedule19:34 - 4 Nëntor, 2019

schedule 19:34 - 4 Nëntor, 2019

Një 37-vjeçar shqiptar në Greqi po lufton me jetën pas goditjes me thikë në kokë të marrë nga shoku i tij.

Dy shokët, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije kishin dalë për gjueti, por diçka ka shkuar gabim. Sipas policisë greke në rrethana ende të paqarta 37-vjeçari është goditur nga miku i tij me thikë në rrethana ende të paqarta.

Dy shqiptarët kanë lidhje të ngushta miqësie, por kur shkuan për të gjuajtur nuk morën asnjë masë vetëmbrojtjeje dhe nuk mbanin jelekë të verdhë për të ndihmuar në shënjimin e tyre.

Në kontrollet e para të policisë, 45-vjeçari, raportohet se ka qëlluar gabimisht shqiptarin. Ky i fundit paralajmëroi policinë dhe për shkak të terrenit malor u desh edhe ndërhyrja e zjarrfikësve.

37-vjeçari ndodhet në Spitalin e Volos dh raportohet të jetë në gjendje kritike, ndërsa 45-vjeçari u arrestua nga oficerët e policisë./abcnews.al