Shkuan në shtëpi pas raportimit për dhunë në familje, 49 vjeçari pret 3 policë dhe plagos 5 të tjerë

schedule11:24 - 2 Korrik, 2022

schedule 11:24 - 2 Korrik, 2022

Një masakër ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Kentucky, ku tre policë janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë. Autori është 49-vjeçari Lance Stortz, i cili u arrestua në shtëpinë e tij në Allen, Floyd County, pas një përplasjeje disa orëshe me policinë, sipas usnews.

Sipas raportimeve, oficerët shkuan në shtëpinë e Stortz për një raportim për dhunë në familje, kur ai qëlloi në drejtim të tyre, duke vrarë tre oficerë. Gjatë të shtënave janë plagosur pesë policë, ndërsa identiteti dhe gjendja e tyre nuk është bërë i ditur.

Guvernatori i Kentuckyt, Andy Beshear, shkroi në Twitter se Floyd County kishte pësuar një humbje të tmerrshme.

“Ky është një mëngjes i vështirë për komunitetin tonë. Këta heronj sakrifikuan gjithçka për të mbrojtur popullin tonë”, ka shkruar Beshear.

Storz është në paraburgim, duke përfshirë akuzat për vrasjen e një oficeri policie dhe tentativë për vrasje të një oficeri policie.

/abcnews.al