Shkuan në Itali po nuk nisin dot punën, menaxheri i spitalit në Brescia: Do i testojmë fillimisht

schedule21:25 - 30 Mars, 2020

schedule 21:25 - 30 Mars, 2020

Mjekët shqiptarë që shkuan në Itali do t’i nënshtrohen një provimi me gojë për të vendosur se në cilin repart mund të punojnë.

Kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i spitaleve civile në Brescia, Gianmarco Trivelli për gazetën La Repubblica.

Ai sqaroi se:

“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv”.

“Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojmë”, shpjegoi Trivelli.

Gazeta raporton se Shqiptarët kanë dëshirën të fillojnë menjëherë punë, dhe tashmë kanë vizituar spitalet civile dhe shprehen se duan të ndihmojnë.

Tani, ata po qëndrojnë në një hotel dhe shprehen se “kjo eksperiencë do të na ndihmojë edhe ne, sepse nëse situata në Shqipëri përkeqësohet ne do ta kemi tashmë eksperiencën. Kjo është shtëpia jonë, jemi në Brescia dhe kemi dëshirë të ndihmojmë”.

Ndërkohë në Itali, përveç mjekëve shqiptarë kanë mbërritur edhe mjekë nga Kina, Rusia, Venezuela, dhe Polonia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!