Shkrumbohet pylli i Pllanës në Lezhë dhe një stallë, pronari: Dëmet janë të mëdha

schedule17:07 - 7 Shtator, 2021

schedule 17:07 - 7 Shtator, 2021

Një zjarr që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike shkrumboi jo vetëm një stallë, por u përhap dhe në pyllin e fshatit Pllanë të Lezhës u vu pas 24 orësh në kontroll. Por pasoja që ja pas duket se janë të mëdha.

Prefekti i qarkut Gjok Jaku thotë se forcat e ushtrisë dhe zjarrëfikësit do vazhdojnë të qëndrojnë në gadishmëri pasi ka ende vatra të vogla aktive.

Do jenë prezent deri sa të bindemi që nuk ka asnjë mundësi që zjarri të aktivizohet përsëri. Fakti që ka erë na detyron të qëndrojmë këtu”, ka thënë ai.

Pronari i kësaj stalle tregon se si luftoi me flakët për të shpëtuar bagëtitë ndërsa thotë se ka pësuar një dëm të madh ekonomik.

“Flakët ranë në depon e ushqimve të thata të kafshëve nxorrëm me disa punëtore bagëtitë”, është shprehur ai ndër të tjera.

Ai kërkon që të dëmshpërblehet për humbjet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!