Një kabinë pushuesish është përfshirë nga flakët në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Kabina është shkrumbuar e gjitha por nuk pati dëme në njerëz.
Sipas policisë zjarri nuk ka prekur objekte të tjera dhe zjarrfikësit kanë lokalizuar flakët.
Por pushuesit janë pushtuar nga paniku dhe kanë vrapuar në drejtim të bregut të detit. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe ekspertët po mbledhin prova për ta zbardhur atë./ABC News Albania 24/7