Shkrumbohet nga zjarri ish-konvikti “Kosova” në Krumë

schedule13:20 - 27 Mars, 2020

schedule 13:20 - 27 Mars, 2020

Gjatë natës është djegur ish-ndërtesa e “Internatit Kosova” në qytetin e Krumës të bashkisë së Hasit.

Ngjarja ka ndodhur në orën 03:00 të natës së një dite më parë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje por pa mundur të shpëtojë gjë.

Ndërtesa ka qenë jashtë funksionit për shkak të degradimit të saj ndër vite, ndërsa përhapja e zjarrit me shpejtësi është favorizuar dhe nga struktura e brendshme me dërrasa.

Mësohet se ndërtesa 2 katëshe është përfshirë nga flakët si pasojë e një zjarri të ndezur nga 3 minorenë.

Blutë kanë bërë identifikimin e tyre dhe i ka proceduar në gjendje të lirë.

Shkolla “ Internati Kosova” u hap për herë të parë me 12 tetor 1922, me katër klasë e dy salla mbledhjesh.

Nga 1990, konvikti funksionoi vetëm për shkollën e mesme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!