Një banesë është shkrumbuar nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Hotolisht të Librazhdit. Gazetari Agim Blloshmi raporton se zjarri ka rënë në një banesë dy katëshe në pronësi të Qazim Alliut.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Janë dy mjete të zjarrfikëses, ndërsa shefi i zjarrfikëses ka thënë se arritën të shmangin tragjedinë, pasi nuk ka dëme në njerëz.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërsa pronari thotë se ka shumë dëme, janë djegur dokumentacionet, kursimet, etj. Në ndihmë kanë ardhur edhe banorë të tjerë të fshatit. g.v/abcnews.al