GJIROKASTËR- Banesa karakteristike në pronësi të shtetasit A.Lula në Gjirokastër, fare pak metra pranë me kalanë Argjiro, është shkrumbuar totalisht nga flakët.
Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit në banesë nuk ka pasur asnjë familjar ndërsa ndërhyrja e parë është kryer me mjete rrethanore nga banorët e zonës, në përpjekje për të mos lejuar përhapjen e flakëve drejt banesave të tjera e duke u munduar të neutralizojnë vatrën e zjarrit.
Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka hasur në vështirësi sa i takon të paktën infrastrukturës rrugore që karakterizon në përgjithësi lagjet e sipërme të Gjirokastrës, ky jo pak herë ka pasur dëme të konsiderueshme jo vetëm materiale por edhe në njerëz.
Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë ngjarje ndërsa pritet të kryhet ekspertiza nga ana e specialistëve. /abcnews.al/