Shkrumbohet nga flakët makina në plazhin e Vlorës

schedule16:15 - 24 Maj, 2022

schedule 16:15 - 24 Maj, 2022

Një makinë është shkrumbuar totalisht në Plazhin e Vjetër të qytetit të Vlorës.  Gazetari Elton Nikaj raporton se makina tip “Fiat” dhe pa targa ka qenë e parkuar në atë zonë prej kohësh.

Ndërkohë që nga banorët është njoftuar zjarrfikësit, të cilët kanë bërë te mundur shuarjen e flakëve, mirëpo makina thuajse është shkrumbuar.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia të cilët po punojnë për gjetjen e autorit. /abcnews.al