Shkrumbohet muzeu 200 vjeçar

schedule09:10 - 3 Shtator, 2018

schedule 09:10 - 3 Shtator, 2018

Një zjarr masiv ka përfshirë ndërtesën 200 vjeçare të Muzeut Kombëtar të Brazilit në qytetin e Rio de Zhaneros duke përpirë të gjitha skutat e strukturës. Madhësia e zjarrit bënte të mundur që të shquhej me kilometra të tëra larg nga vendndodhja e tij.

Presidenti brazilian, Michel Temer, tha se kjo ishte një ditë e trishtë për të gjithë brazilianët. “Dyqind vite punë, kërkime dhe njohuri kanë humbur. Dëmtimet që i janë bërë kësaj ndërtese nuk mund të krahasohen me dëmet që i janë bërë vlerës së historisë tonë.”

Flakët filluan rreth orës 19:30 të mbrëmjës se të Dielës, ndërkohë që muzeu ishte i mbyllur për vizitorët. Një përfaqësues i këtij instuticioni dhe se nuk ka patur dëmtime në njerëz dhe se nuk dihet ende se cilat ishin shkaqet e kësaj fatkeqësie. 80 forca zjarrfikëse u morëm me vënien e situatës nën kontroll.

Muzeu në fjalë ishtë shtëpia e shumë artifakteve egjiptiane, pjesëve të ndryshme arti greko-romak dhe koleksion historik natyral të eshtrave të një dinosauri dhe një skelet i një gruaje, cilësuar si njeriu më i vjetër i gjetur deri më tani në kontinentet amerikane. Punonjësit janë ankuar më parë për rrënim të ndërtesës si pasojë e mungesës së fondeve. Gjithashtu, zjarrfikëset u vonuan në shuarjen e zjarrit, për shkak se dy cisternat e ndodhura pranë muzeut nuk ishin funksionale dhe atyre iu desh që të depozitonin ujë nga liqeni që ndodhej aty pranë.

Megjithatë, disa nga sendet e çmuara të muzeut janë shpëtuar. Një pjesë nga ekspozitat që ofroheshin ishin nga fushat antropologjike, arkeologjike, palenteologjike etj. Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Bashkisë së Rios, Marcelo Crivella, u shpreh se: “Është detyrim kombëtar që të rindërtojmë nga hiri, të rikompozojmë çdo detaj të pikturave dhe fotove. Edhe nëse nuk janë origjinale ato vazhdojnë të jenë përkujtimore e familjes mbretërore portugeze, të cillët na dhanë pavarësinë, kushtetutën e parë dhe bashkimin kombëtar.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!