Një lokal në Tiranë u shkrumbua nga flakët rreth mesnatës.
Ai ndodhej në katin e parë të një pallati pranë stadiumit Air Albania, ndërsa flakët shkaktuan panik tek banorët e zonës.
Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Flakët dyshohet të kenë nisur aksidentalisht brenda lokalit, qe ishte i mbyllur kur ra zjarri.
“Një zjarr i madh është regjistruar, raportojmë për persona që nuk kanë pasur asnjë lëndim. Dyshohet për një shkëndijë elektrike. Nuk kam mundur dot të shhuhet sepse pjesa e pasme e lokalit ka qenë me pjesë kashte. Kishim të bëjmë me një zjarr të përmasave të mëdha. Është shoqëruar pronari i lokalit, i cili tha se e kishte marrë aktivitetin me qira disa muaj më parë”, raportoi ndër të tjera, gazetarja e ABC News, Bleona Sari./abcnews.al