Shkrumbohet godina në Shkodër, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike

schedule19:57 - 14 Shkurt, 2020

schedule 19:57 - 14 Shkurt, 2020

Një zjarr i përmasave të mëdha ka ndodhur në ish konviktin e shkollë së veterinerinë në lagjen Piras të Shkodrës. Për fat të mirë asnjë nga banorët nuk është lënduar nga zjarri. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrikë pasi godina dhe rrjeti janë të amortizuar.

Mësohet se në momentin kur flakët përpinë godinën ka patur pak banorë. Ata që ndodhenin në dhoma kanë dalë në kohë jashtë. Zjarrëfikësit për më shumë se një orë kanë luftuar me flakët dhe mundën ti venë në kontroll.

Por dëmet materiale raportohen si shumë të mëdha, ndërsa nga të dhënat e para të ekspërtëve në këtë godinë nuk mund të jetohet më. Pas këtij zjarri 10 familje mbëtën vetëm me plaçkat e tupit dhe nga kjo e premte rezultojnë të pastreha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!