Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkrumbohet biznesi i mobilierisë në Vlorë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

schedule07:45 - 11 Nëntor, 2025

schedule 07:45 - 11 Nëntor, 2025

VLORË- Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilierie në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!