Dy banesa janë shkrumbuar nga flakët në fshatin Kabash, Gramsh.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, por era e fortë ka favorizuar flakët duke bërë që shtëpitë të shkrumbohen.
Banesa është në pronësi të Rexhep e Çlirim Licit, të cilët bëjnë apel për ndihmë pasi 8 anëtarët e familjes së tyre tashmë kanë mbetur në qiell të hapur, raporton News24.
Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në persona./Abcnews.al/